Rama viziton Qendrën “Brez pas Brezi”: Vallëzimi bashkon gjeneratat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama vizitoi Qendrën “Brez pas Brezi”, ku u njoftua me programet që promovojnë vallëzimin si një mjet për mirëqenie dhe jetë aktive për gratë e çdo moshe.

Ai theksoi se vallëzimi nuk është vetëm aktivitet fizik, por edhe mënyrë për të bashkuar gjeneratat, për të sjellë gëzim dhe për të krijuar lidhje të forta në komunitet.

“Qendra “Brez pas Brezi” vazhdon të inspirojë gratë përmes vallëzimit dhe aktiviteteve që mbajnë shpirtin dhe trupin të gjallë”, theksoi Rama. /Kosova.info/


Go to TOP