Pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe të FSK-së  me trajnim të përbashkët

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se pilotët e Forcave Ajrore dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në një trajnim të përbashkët, me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale.

Kapiteni i Forcës Ajrore, Atdhe Hasani, theksoi se ky angazhim dhe shkëmbimi i përvojave i ndihmon pilotët të përmirësojnë reagimin në situata emergjente.

“Prezenca këtu na lejon të shkëmbejmë përvoja dhe na mëson se si të veprojmë në rast të emergjencave apo operacioneve”, u shpreh ai. /Kosova.info/


Go to TOP