Rama viziton BIK në Fitër Bajram: Po ndërtojmë një Kryeqytet për të gjithë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) me rastin e Fitër Bajramit. Ai u prit nga Myftiu Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në projekte që i shërbejnë të gjitha komuniteteve në kryeqytet.
Rama theksoi se përmes dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, po ndërtohet një Prishtinë gjithëpërfshirëse. Ai uroi qytetarët për festën, duke theksuar rëndësinë e kohës së kaluar me të dashurit dhe reflektimin mbi vlerat e përbashkëta.
“Kjo festë le të sjellë paqe, gëzim dhe energji të re në shtëpitë dhe zemrat tuaja,” tha Rama duke ritheksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e një qyteti të hapur për të gjithë. /Kosova.info/
