Rama uron Elmi Berishën për rizgjedhjen në krye të “Vatrës”: Do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve në SHBA
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Elmi Berisha për rizgjedhjen në krye të Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”.
Përmes një postimi publik, Rama e cilësoi “Vatrën” si një nga institucionet më të rëndësishme dhe më jetëgjata të historisë kombëtare shqiptare duke theksuar se për më shumë se një shekull ajo ka qenë zëri i shqiptarëve në Amerikë dhe një urë e fuqishme mes shqiptarëve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai kujtoi kontributin historik të Fan Noli dhe Faik Konica në themelimin dhe misionin e “Vatrës” duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar, mbrojtjen e interesave shqiptare dhe fuqizimin e zërit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Rama tha se Elmi Berisha ka dëshmuar prej dekadash përkushtim ndaj çështjes shqiptare duke kontribuar në përfaqësimin dhe mbështetjen e shqiptarëve nga Kosova dhe mbarë hapësira shqiptare.
“Me të, ‘Vatra’ do të vazhdojë të jetë një adresë e fuqishme e bashkimit shqiptar dhe e miqësisë sonë të përhershme me Amerikën”, shkroi Rama duke i uruar Berishës suksese në mandatin e ri. /Kosova.info/
