Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Sipas një njoftimi, gjatë inspektimit të realizuar sot, është konstatuar se punimet po avancojnë në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë dhe afatet e përcaktuara.
Sipas ministrisë, përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, të forcojë lidhjen ndërmjet dy zonave dhe t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve, me qëllim që projektet infrastrukturore të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.
