Rama sulmon SPAK nga Asambleja e PS: Gjyqtarët janë bërë noterë të prokurorëve

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhje e Asamblesë së PS në Pallatin e Kongreseve se institucionet e drejtësisë së re SPAK dhe GJKKO kanë probleme të mëdha dhe shqetësuese, por kura për këto probleme siç theksoi nuk është kthimi pas.

Sipas kreu të  qeverisë GJKKO ka mbetur nën hijen e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa SPAK ka treguar një sërë shkeljesh në mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

“Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për linçuar në pazare fatin e personave të hetuar janë shenja të sëmundjes së vjetër te drejtësia e re”, tha Rama.


Go to TOP