Rama: Qendra e Kulturës dhe Biblioteka në Llukar rikthehen në funksion për krijimtari dhe edukim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar rikthimin në funksion të Qendrës së Kulturës dhe Bibliotekës në Llukar, një hapësirë me rëndësi të madhe për komunitetin, e cila kishte shërbyer për një kohë të gjatë si pikë referimi për zhvillimin kulturor.

“Ndërtesa, e cila ishte degraduar për shkak të mungesës së menaxhimit, tani është restauruar dhe është dedikuar për artistët, nxënësit e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi,” dhe për të gjithë ata që duan të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre”, ka thënë Rama.

Ai tha se, kjo hapësirë e re do të jetë një qendër e rëndësishme për krijimtari dhe edukim. /Kosova.info/


Go to TOP