Rama promovon aplikacionin e autobusëve: Qytetarët e Prishtinës s’e humbin më kohën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se qytetarët e kryeqytetit tashmë kanë në dispozicion një mjet praktik për të ditur në kohë reale lëvizjet e autobusëve të trafikut urban.

Përmes një postimi, Rama tha se përmes aplikacionit mobil “Trafiku Urban” qytetarët mund të shohin me një klik se ku ndodhet autobusi duke kursyer kohë dhe shmangur pritjet e panevojshme.

“Kush tha që qytetarët e Prishtinës s’dinë kur vjen autobusi? Ku është autobusi e sheh në telefon, e pret pa stres dhe mbërrin me kohë. Qyteti po ecën përpara, një klik larg! Veç duhesh me pas info”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu ndau linkun e aplikacionit për përdoruesit e telefonave duke ftuar qytetarët ta instalojnë dhe ta përdorin shërbimin e ri digjital.

Aplikacioni është i qasshëm në platformat online dhe ofron informacione të sakta mbi linjat e autobusëve urbanë duke synuar rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e jetës së përditshme për udhëtarët e Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP