Rama për komunitetin LGBTI: Të drejta themelore që edhe shoqëria jonë duhet patjetër t’i adoptojë

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatës “Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore”, të cilët merren me promovimin, avokimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave nga komuniteti LGBTI këtu në Kosovë.

“Së bashku diskutuam për situatën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ky komunitet në Kosovë dhe për mundësitë dhe nevojat për të cilat Komuna e Prishtinës mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës dhe shërbimeve për personat LGBTI”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, Rama shprehu shqetësimin për sulmet dhe diskriminimet me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë, duke sugjeruar se shoqëria jonë duhet t’i adoptojë të drejtat e tyre, dhe jo të ekzistojnë vetëm në dokumente.

Go to TOP