SHËNDETËSIA

Mjekët tregojnë pse kurrë nuk duhet t’i hiqni qimet e hundës

Heqja e qimeve të hundës duhet se nuk  është veprim i mirë.

Ato mund të duken të shëmtuara, por bëni mirë të mos i hiqni, pasi kjo mund të iu shkaktoi probleme në tru.

Mjeku i NHS-së, Karan Raj tregoi se pse është e rëndësishme që t’i lini ashtu siç janë qimet e hundës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Ju keni dy lloje të qimeve të hundës, kemi të ashtuquajturat qerpikë mikroskopikë, këto filtrojnë mukozën dhe e dërgojnë atë në pjesën e pasme të fytit, ku përfundon në stomak, ndërsa qimet e tjera që janë më të mëdha, parandalojnë grimcat e mëdha që të mos hyjnë në pjesën e pasme të hundës”, tha Raj.

Tutje, ai shtoi se nëse këputen këto qime, atëherë mikrobet rreth folikulës mund të futen brenda duke shkaktuar infeksion.