Deputetët e Listës Serbe vizitojnë protestuesit në Bërnjak

Deputetët e Listës Serbe, Sllavko dhe Igor Simiq, janë duke qëndruar bashkë me protestuesit serbë të cilët janë në Bërnjak.

Për të gjashtën ditë me radhë serbët kanë bllokuar qarkullimin e rrugëve në Bërnjak dhe Jarinjë në shenjë proteste.

Kjo pasi po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë kosovare për largimin e targave të veturave serbe kur hyjnë në territorin e Kosovës, të cilave iu vendosen targa të përkohshme RKS gjatë qëndrimit këtu.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky vendim i marrë nga ai është i bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

Sot dhe dje helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë të Serbisë janë parë duke fluturuar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Go to TOP