Rama: Ndërprerja e dialogut nga SHBA, pasojë e veprimeve të pamatura të Kurtit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën duke e cilësuar këtë zhvillim si “tejet shqetësues”.

Sipas Ramës, ky vendim tregon se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka deklaruar Rama.

Ai shtoi se qeverisja aktuale po dëmton partneritetin strategjik të Kosovës me SHBA-në duke paralajmëruar pasoja të rënda për vendin nëse, sipas tij, nuk ndryshohet kursi politik. /Kosova.info/


Go to TOP