Rama: Muzeu i Onufrit shënon rekord, mbi 100 mijë vizitorë brenda viti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një lajm në rrjetet sociale, ku njofton se Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri në Berat ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm.
Rama në një postim në Facebook, thotë se për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, ky muze ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh. Ai theksoi rëndësinë e kësaj arritjeje dhe uroi një fundjavë të mbarë për të gjithë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur nga Berati, ku për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruanr Rama.
