Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rama mburret në Facebook me monumentet kulturore afër rrënimit

Brenda kësaj shtëpie u rritën dhjetëra breza.

Lashtësia e saj prej mbi 200 vitesh në Prishtinë e shndërroi në monument kulturor për kryeqytetin.

Por, tash ky objekt është afër rrënimit, ani pse tashmë konsiderohet objekt i një rëndësie të madhe.
Premtimet e komunës se do të intervenohet nuk u realizuan tash e sa vite.

Zymryt Sulejmani, pronare e shtëpisë

“8 vite kaluan, as nuk e rinovuan, ende ne nuk dijmë a është për rinovim ajo shtëpi apo duhet prej temelit me bo, se shtëpia është shumë e vjetër, është kthyer në deponi mbeturinash nga mahalla…”.

Por diçka krejt ndryshe nga realiteti u shfaq në profilin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai aty postoi fotografi të mëhershme nga kjo pjesë, e më pas u mburr me transformimin e saj e cila nuk u bë ende.

Një prishtinasi nuk i bën habi sjellja e tillë e kryetarit.

“Gënjeshtrat e komunarve nuk janë sot. Krejt i kanë zhduk shtëpitë kulturore, nuk kanë punu asnjëri prej tyre, dhe gënjen. Nuk janë për kulturën, ishalla vjen njëherë një kryetar që është vetë i kulturuar”.

Pertej kesaj, qytetarët kërkojnë nga komuna intervenim të menjëhershëm kur vie puna tek objekte të tilla.

“Patjetër që duhet të intervenohet me kohë që të mos vijmë tek rrënimi i tyre”.

E dikush tjetër thotë se edhe nëse rinovohen, duhet patjetër të ruajnë origjinalitetin që këto objekte kanë.

“Ju e keni hamamin e Prishtinës, a e keni pa se si e ka humbur autotokësinë, duket sikur me qenë diçka e ndërtune tash”.

Televizioni ka tentuar të marrë një deklarim edhe nga komuna e Prishtinës gjatës javës në lidhje me këtë çështje, port e njejtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Go to TOP