Rama – Kurtit pas fitores së Kosovës: Qiti paret kryeministër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një foto nga stadiumi në Bratisllavë, në shoqëri të politikanëve tjerë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Ai ia ka drejtuar mesazhin kryeministrit Albin Kurti.
“Qiti paret Kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Rama.
Qeveria e Kosovës ka premtuar 500 mijë euro për Përfaqësuesen për fitore ndaj Sllovakisë e një milion euro nëse kualifikohet në Botëror.
