Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në Facebook një foto të festës së futbollistëve të Kosovës, ndërsa i ka falënderuar për arritjen historike. 

Kosova të enjten triumfoi 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.

Në finale të plejofit të martën në Prishtinë e pret Turqinë. 

“Historike! Dardanë, faleminderit!”, ka shkruar Osmani. 


Go to TOP