Kosova

Rama ia kthen Ahmetit: Borën pak vështirë me e ndal, por jo me e pastru

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për punët që e presin me marrjen e detyrës për ta udhëhequr kryeqytetin.

Rama në dpt te Fidani ka folur për një deklaratë të Shpend Ahmetit ku ky i fundi ironizoi dje me Komunën e Prishtinës.

Në ditën e parë pasi la punën si kryetar, Ahmeti ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.

“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët.  Komuna e Prishtinës ku jeni? Mirë qenka qështu”, kishte shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Rama duke qeshur tha se borën është vështirë me e ndalë por tha se nuk është vështirë me e pastru.

“Borën pak vështirë me e ndalë, por normal nuk është vështirë me e fshi”, tha Rama.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort