Rama feston me Hovenierin ditëlindjen e ShBA-së (FOTO)

Sot, ShBA-ja po e feston ditëlindjen e saj të 247-të.

Kjo festë po shënohet edhe në Kosovë, ku Ambasada e këtij vendi ka organizuar një pritje me miq në Prishtinë.

Në mesin e të ftuarve është kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe zëvendësi i tij, Alban Zogaj.

Siç mësohet, në festë nuk janë të pranishëm krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti.

Vetë ambasadori Jeffrey Hovenier, në një intervistë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, pati konfirmuar se, ndonëse kanë dallime me qeverinë, udhëheqësit e Kosovës janë ftuar në manifestimin e 4 Korrikut.

Go to TOP