Rafuna: Vendimi për buxhetin hap i domosdoshëm për Prishtinës

Jeta Rafuna, nga LDK-ja, tha se  jemi para një vendimi të rëndësishëm për funksionimin e kryeqytetit. Ajo tha se vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit 2024 në vitin 2025, nuk është thjesht një vendim teknik.

Sipas saj, është një hap i domosdoshëm për të ruajtur vazhdimësinë e projekteve tona dhe për të siguruar që asnjë qytetar i Prishtinës të mos mbetet peng i vonesave të imponuara.

Ajo shtoi se bartja e mjeteve është mjet ligjor për të garantuar që investimet tona të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Ne nuk po bartim vetëm mjete financiare. Ne po bartim përgjegjësi, planifikim, vazhdimësi  dhe besimin e qytetarëve që na votuan për të përfunduar punët e nisura. Kjo bartje nuk është luks, është domosdoshmëri. Nëse nuk e miratojmë, projektet mbeten të ngrira, kontratat rrezikohen e mbi të gjitha qytetarët humbin”, ka theksuar Rafuna.


Go to TOP