Qytetari nga Ferizaj e kthen në Polici portofolin e humbur me para dhe dokumente
Një qytetar nga Ferizaj gjeti një portofol me para dhe dokumente personale dhe e dorëzoi menjëherë në polici.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se F. Abazi (34) e gjeti portofolin në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj, ku ndodheshin dokumente personale dhe 160 euro.
“Pas dorëzimit në stacionin policor, u paraqit pronari i portofolit, E.A. (24) nga Shtimja. Pas verifikimeve të nevojshme, policia ia ktheu atij portofolin, dokumentet dhe shumën e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me këtë rast e ka falënderuar publikisht qytetarin për veprimin e tij, duke e vlerësuar si shembull të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me institucionet.
