Gashani pret delegacionin nga SHBA: Forcohet bashkëpunimi sportiv

Ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, ka mirëpritur delegacionin e Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga 30 pjesëmarrës, përfshirë sportistë të rinj, trajnerë dhe përfaqësues të Klubit.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sportit dhe rinisë, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes të rinjve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka mbështetur agjendën gjashtëditore të delegacionit në Kosovë, e cila përfshin takime institucionale, vizita kulturore dhe historike, si dhe aktivitete sportive me klube dhe organizata të futbollit në vend.

Kjo vizitë përfaqëson një mundësi të mirë për forcimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve, shkëmbimin e provojave, promovimin e vlerave të sportit dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare në interes të zhvillimit të sportit dhe rinisë. /Kosova.info/

Go to TOP