“Ja një verison …”, Komuna e Mitrovicës publikon gabimisht tekstin e ChatGPT-së në njoftim
Një publikim në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në rrjetet sociale, pasi në versionin fillestar të një njoftimi institucional ishte përfshirë gabimisht një tekst udhëzues i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Bëhet fjalë për një njoftim që lidhej me vizitën e nënkryetarit të komunës, Enis Osmani, dhe drejtoreshës së Shëndetësisë, Albina Kastrati Rama, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Në publikimin fillestar, para përmbajtjes së lajmit, ishte shfaqur fjalia: “Ja një version i lajmit në stil institucional”, një formulim që zakonisht përdoret si hyrje nga platformat e inteligjencës artificiale gjatë gjenerimit të teksteve.
Pas reagimeve dhe vërejtjeve të publikut, njoftimi u korrigjua dhe u ripublikua vetëm me përmbajtjen që lidhej me aktivitetin institucional, pa tekstin udhëzues.

