Qytetarët e Prishtinës në hall me ndotjen e ajrit

Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur.

Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha.

Të premten e 23 janarit, kur u realizuar këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët. /REL/

Disa qytetarë duke kaluar nëpër një rrugë të Prishtinës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut.

Ndërtesa e Katedrales Shën Tereza në Prishtinë mezi duket nga ajri i ndotur dhe smogu në Prishtinë më 23 janar.

Disa qytetarë duke ecur në sheshin kryesor të Prishtinës. Specialistë të cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës – organ përgjegjës për cilësinë e ajrit – i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se periudha më kritike e ndotjes së ajrit në Kosovë është nga muaji nëntor e deri në shkurt.

Ndotja e ajrit vlerësohet se shkakton probleme të shumta shëndetësore, përfshirë kancerin në mushkëri, astmë, sëmundje kronike të mushkërive, probleme neutrologjike e kardiovaskulare, por edhe ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës, shkakton telashe në sistemin riprodhues e të tjera.

Ndër ndotësit kryesorë të ajrit në Kosovë hyn edhe sektori i transportit.

Disa ndërtesa në Prishtinë mezi shihen nga smogu dhe ajri i ndotur. Në ditën kur u shkrep kjo fotografi, sipas matjeve online, cilësia e ajrit në Prishtinë vlerësohej e pashëndetshme.

Vitin e kaluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 1.150 vdekje në vit i atribuohen cilësisë së keqe të ajrit.

Stadiumi Fadil Vokrri dhe ndërtesat përreth mezi duken nga smogu dhe ajri i ndotur në Prishtinë.
8Stadiumi Fadil Vokrri dhe ndërtesat përreth mezi duken nga smogu dhe ajri i ndotur në Prishtinë.
Përveç makinave, në mesin e ndotësve kryesorë të ajrit në Kosovë bëjnë pjesë edhe termocentralet me qymyr, shtëpitë që ngrohen me stufa me dru apo thëngjill, si dhe mungesa e hapësirave të mjaftueshme të gjelbëruara.

Problemi i ndotjes së ajrit në Prishtinë është i kamotshëm. Ekspertët shpesh bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin daljet kur ajri ka cilësi të dobët, por edhe që të përdorin maska.

Go to TOP