Qendra profesionale për gjithëpërfshirje hap kualifikimin për asistentë
Qendra profesionale për gjithëpërfshirje ka hapur kualifikimin për nivelin e pestë për asistentë për nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Me program 12-mujor do të kualifikohen asistentët për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore parauniversitare.
Arbesa Uka, neuropsikologe dhe mësimdhënëse, angazhohet profesionalisht që nxënësit me nevoja të veçanta të kenë shërbime më të mira teksa thotë se përkrahë tyre duhet të ketë asistentë të përgatitur
“Nxënësit që kanë probleme të karakterit të vështirësive të nxënit të çrregullimeve neurozhvillimore. Tanimë kjo nismë do t’i përgatisë këta asistentë në një nivel më të veçantë . Jemi duke punuar në modulet të cilët do t’i ndihmojnë këta persona se ti si ndihmojnë këta nxënës në jetën e përditshme në shkollë”, ka thënë Uka
Për profesionistë asistentë është nevojë në sistemin parauniversitar me nxënës me nevoja të veçanta.
“Si staf jemi diku 10 mësimdhënës profesionistë të fushave të ndryshëm , së bashku më e tre grupe me kandidatët me kombinim me pjesën teorike dhe praktike, do të përfitojnë praktikën para se të fillojnë punën me nxënës me nevoja të veçanta”, ka thënë Erëlbir Kadriu, bashkëthemelues i QPGJ-së
Edhe nga Ministria e Arsimit thonë se duhet të punohet sa më shumë në mënyrë që nxënësve me nevoja të veçanta t’u krijohen kushte dhe mundësi sa më të mëdha.
“Rrugëtimin e bëjmë bashkë duke përgatitur kuadro profesionale. Të gjithë individët me nevoja të veçanta meritojnë kujdes të shtuar dhe vëmendje të institucioneve. E nxënësit me nevoja të veçanta kanë më së shumti nevojë për mbështetje në zhvillim e tyre”, ka thënë Taulant Kelmendi, Zv.ministër i arsimit.
Në kuadër të programit 12-mujor, për kualifikimin e asistentëve për nxënësve me nevoja të veçanta arsimore do të jenë një grup i madh profesionistësh të fushave adekuate.