Pronari hyn brenda dhe nuk lejon t’i rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë: Shans s’ka

Një shtëpi katërkatëshe në “Rrugën A” në Prishtinë është vënë nën rrezik të shembjes, pasi themelet e objektit kanë pësuar lëvizje dhe ndërtesa është anuar.

Pjesa e poshtme e objektit ka pësuar dëmtime, ndërsa gjendja e saj paraqet rrezik jo vetëm për banorët e shtëpisë, por edhe për kalimtarët, pasi objekti vazhdon të jetë i qasshëm nga persona të tjerë, raporton lajmi.net

“Deri ku e keni pru gjendjen tu e ditë, është që një vit në këtë gjendje”, ishin fjalët e pronares së shtëpisë para Policisë dhe inspektoratit që kërkojnë rrënimin e objektit.

Pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha Maxhuni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që familja përballet me rrezikun nga shembja e objektit. Sipas saj, vitin e kaluar ata u detyruan ta braktisnin shtëpinë pas frikës se mund të shembej.

Ajo ka thënë se para nisjes së punimeve në “Rrugën A”, në vitin 2024, kishin kërkuar sqarime nga përgjegjësit nëse shtëpia e tyre ishte e rrezikuar.

“Për shkak të punimeve në ‘Rrugën A’ që kanë filluar në vitin 2024, kemi dalë me bashkëshortin dhe u kemi thënë: ‘A jemi të rrezikuar ne?’, dhe kanë thënë: ‘Jo, se largësia e bën të pamundur që ju me qenë të rrezikuar’. Por pa asnjë vendim, vetëm me gojë”- ka deklaruar ajo.

Go to TOP