Qelaj: Mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetarëve

Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar një tryezë për të gjeturat pas takimeve të mbajtura në disa komuna të Kosovës lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se është fakt që komunat janë autoriteti që ballafaqohet me problemet përditshme dhe praktike të jetesës.

Ai ka thënë se fakt është edhe ajo që pavarësisht politikave të mira të qeverive lokale, shpesh mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetarëve. Sipas tij, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi me pushtetin qendror.

Qelaj ka theksuar është e qartë se politikat sociale ende nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale duke mbisunduar politikat zhvillimore në infrastrukturë, e që edhe përkundër investimeve në shumë raste nuk kanë plotësuar nevojat elementare dhe jetike, si furnizim me ujë të pijes, kanalizimit të ujërave të zeza.

“Me këtë rast më shumë rëndësi, është më i theksuar fakti që edhe përkundër thirrjeve publike deri sot qeveria nuk e ka vendosur në agjendë legjislative Ligjin për financimin e pushtetit lokal, ku do të parashiheshin edhe granatet specifike për çështje sociale”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se komunat e vogla nuk kanë kapacitet qe t’i ushtrojnë këto kompetenca që në nivel të tyre sidomos në gjithë përfshirjen sociale, e që  sipas tij janë shumë komplekse dhe përfshijnë një numër të madh shërbimesh.

Ndërkaq, Cornelia Taylor, nga OSBE-ja, ka thënë se e mbështesin dialogun mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe mundësin për të mbrojtur të drejtat e e Njeriut.

Go to TOP