Osmani e Starmer flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë e mbrojtjes

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Ka treguar se fokus i diskutimit të përbashkët ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve në fushën e emigracionit.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP