Promovohet Monografia e Gjeneratës 1973/74 të Gjimnazit të Vitisë me rastin e 50 vjetorit të maturës
Sot u mbajt promovimi i monografisë “50 vjetori i maturës, gjenerata 73/74-Gjimnazi i Vitisë burim drite dhe diturie”, shkruar nga Prof. Shefik Sadiku, për të përkujtuar 50 vjetorin e maturës së gjeneratës së III-të 1973/1974 të Gjimnazit në Viti.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili përveç se lavdëroi këtë gjeneratë për sukseset e arritura, i nderoi ata me një mirënjohje për kontributin e tyre jetësor.
Organizatorët e gjeneratës, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe punën e mirë në mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë, ndanë një mirënjohje për kryetarin Haliti./Kosova.info




