Prishtina dhe Malta forcojnë bashkëpunimin përmes bibliotekave të fëmijëve
Në Bibliotekën e Fëmijëve në Prishtinë është përuruar seksioni i Maltës, ndërsa është nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim ndërmjet bibliotekave të Prishtinës dhe rrjetit të bibliotekave të Maltës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ky partneritet do të mundësojë shkëmbim të librave, njohurive dhe aktiviteteve kulturore për fëmijët.
Në kuadër të projektit janë realizuar edhe trajnime për bibliotekarët mbi praktikat gjithëpërfshirëse të leximit për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta, si dhe është paraparë përkthimi i librave për fëmijë mes gjuhës shqipe dhe malteze.
Projekti është mbështetur nga Fondi i Zëvendëskryeministrit të Maltës për Turizëm dhe Kulturë. /Kosova.info/
