Promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

Të hënën, më 1 dhjetor 2025, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, promovohet kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës. Janë botuar veprat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Triumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

Xhemail Mustafa ka lënë një thesar të rrallë të shkrimeve kritike, eseistike dhe publicistike që po botohen nga Pen Qendra e Kosovës. Këto shkrime tregojnë vlerën e veçantë intelektuale të veprës shumëdimensionale të tij.

Xhemail Mustafa (23 gusht 1953 – 23 nëntor 2000), gazetar, publicist, kritik, eseist, politikan, është ndër intelektualët e shquar të letërsisë, kulturës dhe të jetës publike në Kosovë në vitet 1970 – 2000.

U vra në Prishtinën e porsaçliruar dhe ende vrasja e tij nuk është ndriçuar. /Kosova.info/


Go to TOP