Profesori i quan “profiterë të ndryshimit” vartësit e Kurtit pasi i pa duke “shqyer mishin”
Një fotografi e ministrave të Kurtit tashmë po shpërndahet në rrjete sociale, e ku duken ata para një tavoline të mbushur e stërmbushur me gjësende ushqimore. Kjo ka nxitur reagim edhe nga profesori Avdi Smajljaj.
Ai i ka quajtur vartësit e Kurtit si “profiterë të ndryshimit” derisa ka dhënë edhe komente tjera interesante.
“Kanë dalur të relaksohen e të çlodhen nga lodhja në “punën e madhe” që e kanë bërë për dy vite për të bërë ndryshimin në shëndetësi, arsim, drejtësi, energji, mjedis, siguri, dialog, diplomaci, e ku jo!!! Për t’i punësuar janë sebepat, ilaget, familjarët, partizanët,” – është shprehur tutje ai.
Në këtë fotografi shihet edhe Zv. Kryeministri Besnik Bislimi që ka gojën të mbushur, derisa ministri Sveçla po ashtu është i angazhuar në ushqim. Përveç tyre aty duken edhe ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari por edhe Albulena Haxhiu.
Aktualisht nuk dihet se në çfarë vendi ishin pushtetarët dhe për çfarë rasti po ushqeheshin në atë mënyrë.
