Pritja për bendin Gipsy Kings tek kryetari Rama anulohet për shkak të krizës me menaxhimin e mbeturinave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, me bendin e njohur ndërkombëtar Gipsy Kings tek Kryetari Përparim Rama, nuk do të mbahet.
Sipas njoftimit zyrtar, anulimi i pritjes është bërë për shkak të zhvillimeve të fundit emergjente që kanë të bëjnë me krizën në menaxhimin e mbeturinave dhe situatën në ndërmarrjen publike “Pastrimi”, e cila ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit.
“Anulimi vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes ‘Pastrimi’, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit”, thuhet në njoftim.
Komuna falënderon qytetarët dhe mediat për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë të papritur duke theksuar se zgjidhja e problemit me shërbimet e pastrimit mbetet prioritet urgjent për institucionet lokale. /Kosova.info/
