“Etnoletra shqipe” e Vehbi Miftarit, një shtjellim i thellë i lidhjes mes letërsisë dhe kombformimit

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u promovua libri “Etnoletra shqipe” i autorit Vehbi Miftari, botuar nga AShSh dhe Botimet “Toena”. Libri shqyrton ndërlidhjen mes letërsisë shqipe, etnokulturës dhe proceseve të kombformimit.

Akademikë dhe studiues si Gëzim Hoxha, Irena Toçi, Evalda Paci dhe Matteo Mandalà e vlerësuan veprën si një kontribut unik në studimet albanologjike dhe ndërdisiplinare.

Autori theksoi se letërsia shqipe ka qenë gjithmonë e ndërlidhur me qëllime kombëtare, kulturore dhe politike në rrjedhën e historisë. /Kosova.info/

Go to TOP