Prishtinë, dyshohet se njëri person gjuajti me armë pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Të martën në Prishtinë një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka gjuajtur me armë në drejtimin e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”.

Go to TOP