Gjimshiti, ‘Njeriu i ndeshjes’

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti vazhdon me performancën e shkëlqyer këtë sezon të garave me Atalantën.

Gjimshti bëri paraqitje mjaft të mirë në duelin Marseille-Atalanta (1-1), sfidë kjo e luajtur mesjavën që e lamë prapa në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ishte titullar në radhët e bergamaskëve duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë.

Në faqen zyrtare të klubit të Atalantës është publikuar një foto e Gjimshitit. Ai është zgjedhur “Njeriu i ndeshjes” nga klubi.

Atalanta synon që të eliminojë Marseillen në ndeshjen kthyese që luhet në Bergamo dhe të siguron finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Go to TOP