Ten Hag s’ka dyshime për të ardhmen: Qëndroj te Manchester United

Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United.

Trajneri holandez foli për “Viaplay” për thashethemet për të ardhmen e tij dhe ishte shumë i qartë.

“Fakti është se kam ende një vit në kontratën time, kështu që mendoj se do të jem akoma këtu. Nëse kam pasur kontakt me Ajax-in? Jo”, ka thënë strategu holandez.

“Djajtë e kuq” kanë zhgënjyer këtë sezon në kampionat dhe aktualisht qëndrojnë në vendin e 6-të në renditje dhe jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.

Go to TOP