Granit Xhaka në formacionin e më të mirëve të sezonit në Bundesliga

Bundesliga ka zbuluar sot ekipin më të mirë për sezonin 2023/24.

Formacioni i më të mirëve padyshim se dominohet nga Bayer Leverkuseni, skuadër që po kalon sezon të jashtëzakonshëm në të gjitha garat.

Në këtë formacion nuk ka se si të mungojë Granit Xhaka, i cili pa asnjë dyshim është më i miri në pozitën e tij në Bundesliga.

Xhaka me Leverkusenin fitoi titullin e parë dhe historik të kampionit në Gjermani, teksa tani po synohet triumfi në Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës.

Përveç tij, pjesë e formacionit të më të mirëve nga Bayer Leverkuseni janë edhe Florian Wirtz, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong, Alejandro Grimaldo dhe Victor Boniface.

Bayern Munichi përfaqësohet në këtë formacion me Harry Kane dhe Jamal Musiala, teksa nga Suttgarti janë Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy.

Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel, zuri vend gjithashtu në formacionin e më të mirëve të sezonit në Bundesliga.

Go to TOP