Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Real Madrid do ta fitojë La Ligën këtë sezon. Los Blancos madje mund të festojnë titullin e tyre në më pak se 24 orë nëse mposhtin Cadizin dhe Barcelona nuk arrin të fitojë kundër Girona.

Fitorja e titullit të 36-të të Real Madridit në ligë do të përkojë me të parin ndonjëherë për disa nga lojtarët e tyre, pavarësisht se skuadra është e ngarkuar me fitues serik.

Këtu janë lojtarët e Real Madridit që do të fitojnë titullin e tyre të parë në ligë, pasi ishin të pafat edhe me ish-ekipet e tyre, para transferimit në Santiago Bernabeu.

Jude Bellingham. Anglezi ishte shumë afër që ta bënte këtë me Borussia Dortmundin sezonin e kaluar, por u mohua nga Bayern Munich në xhiron e fundit.

Antonio Rudiger. Gjermani fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, por ai kurrë nuk fitoi një titull lige, as në Angli dhe as në Itali ku luajti më parë me Romën.

Joselu. Sulmuesi u diplomua nga Real Castilla, por nuk luajti kurrë me ekipin e parë deri më tani. Çfarë momenti do të ishte për Joselun ky titull i fituar.

Nico Paz. Argjentinasi i ri shënoi golin e tij të parë për Real Madridin dhe do ta përfundojë me titullin e tij të parë në ligë.

Arda Guler. I riu fitoi disa trofe në Turqi përpara se të transferohej në Spanjë, por ky do të jetë titulli i tij i parë në ligë, pasi asnjëherë nuk e ka arritur me Fenerbahcen.

Fran Garcia. Spanjolli është në të njëjtin pozicion si Joselu – u diplomua nga Real Castilla, por nuk e fitoi kurrë La Ligën. Është momenti i tij.

Kepa Arrizabalaga. Ashtu si Rudiger, portieri ngriti Ligën e Kampionëve me Chelsean, por ai kurrë nuk e ka fituar ligën, as me Blutë dhe as me vitet e kaluara në Spanjë me Athletic Bilbaon.

Është e qartë pse të luash për Real Madridin dhe të mos fitosh tituj të mëdhenj është praktikisht e pamundur.

Go to TOP