Dy persona tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”, Komuna e Prishtinës del me reagim

Komuna e Prishtinës ka reaguar pasi Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kishin tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Nga Komuna bën të ditur se e dënojnë ashpër këtë akt vandal dhe kërkoi nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre.

“E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen. Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit”, shkruhet në reagimin e tyre.

Go to TOP