Ish-deputetja e PDK-së aderon në Nismën e Fatmir Limajt

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, profesoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.

“Kemi një lajm të jashtëzakonshëm, sot për NISMËN për aktivistët tanë, dashamirët e miqtë e NISMA, sot NISM-ës po i bashkohet një grua, profesoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku. Unë kam pas fatin që të punoj shumë me këtë zonjë të nderuar sidomos në parlament e qeveri. Fal saj në një kohë kur patëm nisur rindërtimin e Kosovës me maninë për ta nxjerrë Kosovën nga balta, profesoresha e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si detyrë që e ka pasur edhe në zonën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës gjatë viteve 2008-2010”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se nuk e kanë ndryshuar pasionin për “ndërtimin e vendit dhe se e ruajnë fuqishëm atë ide për ta shtyrë më tutje”.

“Ne jemi me pasion, me ideale e ëndrra për ta ndërtuar e zhvilluar vendin tonë. Nuk e kemi ndryshuar pasionin tonë për ndërtimin e vendit. Ne ruajmë fuqishëm atë ide për ta shtyrë më tutje sepse ne besojmë që Kosova duhet të ketë njerëzit e vetë profesionalisht të përgatitur me përvojë dhe që e duan vendin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa e sapo aderuara në NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se po e rifillon aktivitetin e saj politik aty ku e ka lënë dhe e ka filluar para 25 vitesh.

“Unë po ndihem shumë e vlerësuar, unë vetëm po e rifilloj aktivitetin tim politik aty ku e kam lënë dhe e kam filluar para 25 vitesh. Ne ishim bashke në nismat politike, në organizimet politike që kishte të bënte me një koncept politik që lidh një ADN të përbashkët me të cilën sot po e vazhdoj aktivitetin politik. Do ta përdor energjinë time, energjinë e akumuluar dhe potencialin profesional dhe politik që kam për ta fuqizuar NISME Socialdemokrate. Politika Socialdemokrate kanë qenë edhe angazhimi im si deputete”, ka thënë ajo.

Izmaku ka shtuar se energjia e saj përputhet komplet me energjinë e Limajt.

“Veçanërisht te Limaj e shohë ADN-ën e vërtetë të konceptit politik si trashëgimi të luftës çlirimtare, ky është qëllimi kryesor që unë edhe energjia ime përputhet komplet me energjinë e Limaj”, ka thënë Izmaku.

Go to TOP