Prestreshi prezanton “Reformat Fiskale 2.0” të LDK-së: qytetarët do të përfitojnë rimbursim 2% për çdo blerje me faturë
Në kuadër të programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Prestreshi, ekspert i ekonomisë, ka prezantuar “Reformat Fiskale 2.0,” një nismë që synon të stimulojë qytetarët të kërkojnë lëshimin e faturave dhe të reduktojnë nivelin e ekonomisë informale.
“Sipas këtij programi, qytetarët do të përfitojnë një rimbursim prej 2% të vlerës së çdo blerjeje me faturë, duke krijuar një motivim të drejtpërdrejtë për transparencë ekonomike dhe për të forcuar formalizimin në treg”, ka shkruar ai.
Prestreshi theksoi se kjo politikë është vazhdim i vizionit të akademik Isa Mustafës për një ekonomi të qëndrueshme dhe të formalizuar.
Ai shtoi se përkushtimi i LDK-së për këto shtylla ekonomike ndjek të njëjtin qëllim si projektet e vendosura nga Mustafa në kryeqytet, të cilat synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës në planin afatgjatë. /Kosova.info/
