Presidenti drejt dështimit në mungesë konsensusi nga LVV-ja, Murati vazhdon akuzat ndaj opozitës

Në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, pak minuta para se të skadonte afati për zgjedhjen e kreut të shtetit, fjalën e mori edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai tha se deputetët opozitarë që kanë marrë besimin e qytetarëve, me mungesën e tyre në Kuvend nuk po e respektojnë vullnetin e atyre që i kanë votuar për t’i përfaqësuar ata në Kuvend.

 “Në ditën më të rëndësishme, kur deputetët që e kanë marrë besimin e qytetarëve, pra deputetët e opozitës, dhe do të duhet të ishin këtu që ta përçonin këtë besim, nuk i kemi këtu. Ulëset e tyre janë të zbrazëta dhe ata nuk e përfaqësojnë qytetarin që i ka votuar. Pra, gjithë ju qytetarë që keni dhënë votën për ata deputetë e që nuk po iu përfaqësojnë duke sabotuar Republikën e Kosovës duke quar vendin në zgjedhjet e evitueshme dhe të panevojshme, gjithë ju duhet t’i pyesni ata, pse me iu votuar juve. Nëse ata deputetë nuk po iu përfaqësojë juve, cila është arsyeja që ata duhet me ardhë me ju kërkuar votë e ju përsëri t’i votoni. Nëse këta po e sabotojnë Republikën duke e detyruar vendin të shkojë edhe njëherë në zgjedhje, sepse kanë vendosur të mos respektohet vullneti i popullit i zgjedhjeve të sapo mbajtura, atëherë do të duhej ta kishin edhe përgjigjen tuaj”, tha Murati.

Ai përmendi edhe dështimin që të miratohej rishikimi i buxhetit dy ditë më parë.

“Ai rishikim parashihte 122 milionë euro shtesë që t’i  shtoheshin pakos për përballje me inflacion. 200 milionë euro të dedikuar për t’i mbështetur juve qytetarë të nderuar nëpër situatat dhe barrën e rëndë që e keni si pasojë e krizave dhe tronditjeve të jashtëm që po i kemi. Dhe çfarë ndodhi atë ditë, kur pritej që një gjë e tillë të mos pengohej, atë ditë kur ish fjala për t’i penguar masat për mbështetje të qytetarëve i keni parë të gjithë deputetët e opozitës kanë qenë këtu madje edhe Lista Serbe ishte mobilizuar gjatë tërë ditës ka qëndruar këtu në mënyrë që kur vjen puna për të votuar për përshpejtim të procedurës ata të votojnë kundër”, tha ai.


Go to TOP