PDK kishte gati lëndën për Gjykatën Kushtetuese nëse do të kishte “president karate”
Në Rubikon të Klan Kosovës është publikuar lënda që Partia Demokratike e Kosovës kishte bërë gati për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, në rast se do të zgjedhej “presidenti karate”.
Gazetari dhe autori i emisionit, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje për këtë lëndë, duke e shfaqur faqen e parë të saj.
“Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kishin marrë masat preventive, pasi do të duhej që lënda të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese nëse do të kalohej afati.”, ka thënë Kelmendi.
Prev Post
Nis seanca
