Prattipati: Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme e funksionale
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, në Kosovë, Anu Prattipati, tha se në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ndër të tjera diskutuan edhe për krijimin e institucioneve të reja.
Në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thuhet se gjatë takimit, zyrtarja e lartë amerikane ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën.
“Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së, në paltformën X. /Kosova.info/
Chargé d’affaires Anu Prattipati and the Quint Ambassadors met today with Caretaker Prime Minister Kurti. During the meeting the CDA reinforced the need for Kosovo’s political leaders to work together to constitute the Assembly and form a stable government in accordance with the… pic.twitter.com/huOTPcVsx9
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 12, 2025
