Prapaskenat e lidhjes së Beniada Nishanit me yllin e futbollit italian! E vërteta e dasmës së anuluar dhe bukuroshja qe i zuri vendin

“Kam qenë e lidhur me të për 7 vite dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit, nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurt që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”, ishte kjo deklarata e Beniada Nishanit brenda “Big Brother VIP”, që riktheu edhe njëherë në vëmendje një histori rozë të famshme në Itali.

Modelja shqiptare prej shumë vitesh kishte qenë në një lidhje me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë. Në rrëfimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”, Beniada u shpreh se ishte ajo, që i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me bindjen se ai ende e donte dhe e ndiqte.

Por, në fakt jeta e futbollistit ka vijuar dhe duket se historia me Beniadën i përket së shkuarës dhe tashmë ka gjetur dashurinë. Konfliktet mes tij dhe modeles shqiptare kanë nisur shumë përpara se të flitej për një dasmë.

Debatet, largësia dhe shpeshherë xhelozia kanë sjellë edhe në ndarjen e tyre. Nga miqtë e afërt të finalistes së “Big Brother” është bërë me dije se stili i jetesës së futbollistit, fama dhe largësia për shkak të lojës kanë çuar edhe në shkëputjen e një dysheje, që kanë pasur shpeshherë ulje-ngritjet e veta.

Beniada dhe futbollisti i famshëm kishin edhe një diferencë të vogël në moshë, ku modelja ishte pak vite më e madhe se ai…

Go to TOP