Lulzim Basha: PD s’ka marrë kurrë financime nga Rusia, drejtësia foli

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë deklaratën e zyrtarit të SHBA se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në kryetar i saj.

Duke theksuar se PD s’ka marrë kurrë financime të huaja, e aq më pak ruse, Basha shprehet se pasi qarkulluan në media këto pretendime disa vite më parë, ka kërkuar hetime dhe se në fund “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.

Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja“, shkruan Basha.

Në reagimin e tij në Twitter ish-kreu i PD thekson se është krenar për partneritetin e palëkundur me SHBA.

Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shton Basha në reagim.

Go to TOP