Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve pushimet në Shqipëri do t’u kushtojnë deri 20% më lirë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Organizata ekonomike ShRBSh, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes veti me qëllim të përfitimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve gjatë pushimeve verore-dimërore në Shqipëri me zbritje deri 20%.

Agim Shahini, Kryetari i AKB-së tha se Kosova është e të gjithë shqiptarëve ashtu edhe Shqipëria, por ne duhet të rrisim shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve mes veti si një treg Kombëtar, ku vitin e kaluar arritën vlerën mbi 440 milionë euro.

“AKB është në funksion të bizneseve por edhe të Policisë e Zjarrfikësve se Kosovës ku arritëm ndërmjetësimin në favor të përfitimeve të uniformës Policore dhe Zjarrfikësve deri 20% në Hotelet Shqiptare”, tha Shahini.

Xhelal Sveçla- Ministër i MPB të Republikës së Kosovës tha se për policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre është një mbështetje konkrete që të përfitojnë nga kjo marrëveshje zbritje deri 20%, por mbi të gjitha është mirënjohjeje për punën e tyre në shërbim të Sigurisë Kombëtare.

Kryetari i ShRBSh, Kujtim Dervishi, tha se Shqipëria do të jetë edhe këtë vit në konkurrencën me shumë vende në Ballkanin Perëndimor, por në jemi më të mirë pasi kemi hotele shërbim dhe infrastrukturë fizike të përshtatshme për pushuesit Kosovar dhe për Policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre do ju japim subvencionimi për pushim gjatë 365 ditë në vit deri 20% zbritje në 45 hotele bujtina dhe restorante shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe Drejtori I Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, Fehmi Hoti, z/Drejtori, Sindikata e Policisë zjarrfikësit dhe AME dhe përfaqësues të bizneseve Kosovë-Shqipëri. /Kosova.info/

Go to TOP