Policia: Vendosen grafite kundër rendit kushtetues në Leposaviq

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë patrullimit  kanë zbuluar në muret e disa shtëpive në Leposaviq disa grafitë të shkruara me përmbajtjen kundër rendit të Republikës së Kosovës.

Sipas tyre, rasti është duke u hetuar nga ekipi përkatës i hetuesisë.

“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë zbuluar disa grafitë të shkruara me përmbajtjen kundër rendit të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesit”, njofton Policia.

Organizata serbe “Severna Brigada” përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kërcënimet nga kjo organizatë kanë ardhur pasi Policia e Kosovës, të martën në një shtëpi të pa banuar në Zveçan kishte gjetur dhe sekuestruar një sasi të armatimit.

Go to TOP