Policia tregon se pse e arrestoi një 60 vjeçar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën që e ka pranuar një informacion se një person posedon armë zjarri në Kaçanik.

Më pas Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit për Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në fshatin Begracë të Kaçanikut ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet F.L (M/K) i moshës 60 vjeçar, tek i cili gjatë kontrollimit i është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”. 

Go to TOP