Policia: Procesi zgjedhor kaloi i qetë e pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze.

“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, thuhet në komunikatën për media.

Policia e Kosovës më tutje ka njoftuar se sot janë iniciuar gjashtë raste, prej tyre katër të cilësuara si  “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“.

“Janë shoqëruar 7 persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 3 janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/


Go to TOP